Zhduket një anije me rreth 500 emigrantë të parregullt në Mesdhe

Një anije me rreth 500 emigrantë të parregullt që po përpiqeshin të kalonin Mesdheun është zhdukur, transmeton Anadolu.

“Nuk ka ende ndonjë informacion lidhur me fatin e anijes që transporton 500 emigrantë dhe e cila ka humbur gjurmët. Nga ekipi ‘Emergency’ vazhdojnë pa ndërprerë punimet e kërkimit për mbështetje jetësore”, tha zëdhënësi Zyrës së Koordinimi për Mesdheun i Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (IOM), Flavio Di Giacomo, në një postim në rrjetet sociale.

Di Giacomo bëri thirrje për dhënien e mbështetjes së nevojshme ndaj aktiviteteve të kërkim-shpëtimit për të gjetur personat e humbur.

Ndërkohë, thuhet se anijet e organizatave joqeveritare të tjera që shpëtojnë emigrantët në rajon, kryesisht organizata joqeveritare italiane ‘Emergency’ po kërkojnë anijen e zhdukur.

Në një postim dje nga llogaria e tij twitter, Di Giacom kishte deklaruar se anija në fjalë kishte pësuar një defekt në motor dhe se kishte mbetur në rajonin e kërkim-shpëtimit të Maltës në Mesdhe.

Ndërsa organizata civile “Alarm Phone” e cila njofton nga media sociale thirrjet për ndihmë të ardhura nga emigrantët në Mesdhe, në një postim të bërë më 23 maj nga Twitter bëri thirrje për ndihmë urgjente duke njoftuar se anijes me rreth 500 persona të larguar nga Libia, i kanë ndaluar motorët për shkak të një defekti dhe se ajo është tërhequr në det.

Problemi i migracionit të parregullt në Mesdheun Qendror

Në vitet e fundit itinerari i Mesdheut Qendror paraqitet si një prej destinacioneve ku vërehen lëvizje intensive në fluksin e migrimit të parregullt drejt Evropës.

Emigrantët e parregullt që bëjnë thirrje për ndihmë nga deti në këtë itinerar, shpëtohen në përgjithësi nga organizatat e shoqërisë civile evropiane në vend të punonjësve shtetërorë evropianë.

OJQ-të në fjalë herë herë kanë vështirësi në evakuimin e emigrantëve të parregullt që shpëtojnë pasi shtetet anëtare të BE-së nuk i japin “porte të sigurta”.

Në përgjithësi ishulli Lampedusa i cili është pika më e afërt e Italisë me Afrikën e Veriut është vendi i parë ku mbërrijnë emigrantët të cilët shpëtohen ose arrijnë të kalojnë me mundësitë e tyre Mesdheun.

Teksa përpiqen të kalojnë Mesdheun, shumë emigrantë të parregullt humbin jetën çdo vit për shkak të përmbytjes së varkave ose mungesës së ajrit dhe ujit si pasojë e mbipopullimit në varka.





Story i mëparshëm

Ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10D/ Kuvendi votoi ndryshimet ligjore me procedurë të shkurtër

Story i radhës

Rikthimi i Bashës në politikë, reagon ashpër deputeti i njohur

Të fundit nga