Zhduket nëndetësja me 53 persona në Indonezi

Indonezia ka filluar operacionin e kërkimit për një nëndetëse ushtarake që është zhdukur, derisa ishte duke marrë pjesë në ushtrime trajnuese në veri të ishullit Bali.

Komandanti i ushtrisë indoneziane i tha agjencisë Reuters, se në nëndetësen e tipit “KRI Nanggala-402” ndodheshin 53 persona.

Indonezia ka kërkuar ndihmë nga Australia dhe Singapori për ta kërkuar dhe gjetur nëndetësen e zhdukur. Zyrtarët e mbrojtjes nga këto dy vende ende nuk kanë komentuar për çështjen.

Mediet lokale raportuan se nëndetësja mendohet të jetë zhdukur rreth 96 kilometra larg bregdetit të Balit në mëngjesin e hershëm të së mërkurës.

Ngjarja paraprake

Interi sqarohet

Ngjarja e ardhëshme

Arabia Saudite dhe Greqia diskutuan për bashkëpunimin pas "marrëveshjes ushtarake"

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian