“Zgjohet” pas disa dekadash vullkani

Banorët në disa ishuj të Karaibeve janë këshilluar që të largohen nga shtëpitë e tyre sepse disa vullkane që për dekada të tëra kanë qenë në “gjumë” tashmë i janë rikthyer aktivitetit.

Zyrtarët lëshuan një paralajmërim për zinxhirin e ishujve St. Vincent dhe Grenadines. Aty banojnë më shumë se 100 mijë persona. Por për shkencëtarët tashmë është prioritet studimi i aktivitetit të vullkaneve.

Qeveria e ngriti alarmin në portokalli për vullkanin La Soufriere duke thënë se do të shpërthejë. Vullkani nisi të hedhë hi, gaz dhe avull përveç formimit të një kupole të re vullkanike të shkaktuar nga llava.

Ndërkohë autoritetet në ishullin Martinique po mbajnë nën kontroll vullkanin e malit Pelee pasi muajt e fundit janë shtuar ndjeshëm dridhjet e tokës. Muajin e kaluar, për këtë vullkan u lëshua alarmi i verdhë pas më shumë se 80 vjetësh.

Megjithatë për ekspertët nuk ka lidhje mes vullkanit La Soufriere dhe Pelee.

Ngjarja paraprake

Fanellat më të shitura në botë për vitin 2020, futbollisti i Chelsea shtang të gjithë

Ngjarja e ardhëshme

Vaksina e COVID-19, zbulohen kategoritë që nuk mund t'a marrin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian