Zgjerohet harta e shkollave të infektuara: Një mësues e një nxënës me koronavirus në Berat

Është zgjeruar harta e shkollave të infektuara me një rast të ri nga qyteti i Beratit.

Dy raste të reja me koronavirus janë regjistruar ditën e sotme në Berat, ku të prekurit janë një mësues dhe një nxënës.

Mësuei i cili është prekur nga sëmundja vdekjeprurëse është në i shkollës “1 maji” ndërsa nxënësi është i shkollës “Bab Dudë Karbunara”, njofton Dosja.al. Po ashtu burime bëjnë me dije se janë prekur nga Covid-19 edhe dy zjarrëfikës.

Nuk dihet nëse janë karantinuar edhe kontaktet e dy rasteve, por rastet me virus janë përhapur në mbarë shkollat dhe institucionet arsimore të vendit, duke na treguar se hapja e tyre ishte thjesht një veprim i nxituar dhe i paplanifikuar nga ministria.

Në Berat që prej fillimit të pandemisë janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse 120 pacientë sakaq kanë humbur jetën 2 të tjerë.  Ndërkohë në të gjithë Shqipërinë që prej muajit mars janë infektuar 5,189 persona ndërsa të 392 tjerë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 .

Ministria e Arsimit vijon të mos reagojë ndaj kësaj situatë që duket se po përshkallëzohet.

Deri më sot, është mbyllur vetëm një shkollë në Përmet, pasi rezultuan të infektuar 6 mësues, të cilët detyruan mbylljen e shkollës dhe dërgimin e nxënësve në shtëpi.

Ngjarja paraprake

Brenda dy ditëve në këtë komunë të Kosovës u shënuan vetëm 2 raste me COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

​PDK: Qeverisjet e LDK dhe VV pa vizion për Prishtinën, çdo vit i tepron buxheti

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian