“Zgjedhjet vendore nën vëmendjen e Mbretërisë së Bashkuar” Kreu i KQZ takon ambasadorin britanik: Ja për çfarë diskutuam

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një takim me ambasadorin britanik në Shqipëri Alastair King-Smith, në fokus të të cilit ishin zgjedhjet e 14 majit.

Celibashi shkruan në Facebook se me ambasadorin britanik kanë biseduar ndër të tjera për përgatitjet e procesit zgjedhor, verifikim e kandidatëve dhe transparencën e KQZ.

Celibashi shkruan gjithashtu se ka falënderuar ambasadorin për ndihmën e vazhdueshme ndaj KQZ.

Postimi i Ilirjan Celibashit:

Zgjedhjet Vendore #14MAJ2023 në Shqipëri nën vëmendjen e duhur nga Mbretëria e Bashkuar.

Me Ambasadorin e British Embassy Tirana – SHTZ Alastair King-Smith patëm një bisedë mjaft konstruktive me fokus tek përgatitjet e procesit zgjedhor të ardhshëm dhe rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për vendin.

Bashkëbiseduam mbi përgjegjshmërinë dhe transparencën e KQZ Shqiperi, procesin e verifikimit të kandidatëve, shmangien e përfshirjes së burimeve shtetërore në zgjedhje, rolin e medias në procesin zgjedhor, mbrojtjen e administratës nga influencimi i votës, si edhe mbrojtjen e të dhënave të zgjedhësve.

I theksova Ambasadorit King-Smith vijimin e propozimeve të KQZ ndaj Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore. Gjithashtu e falenderova Ambasadorin Britanik dhe Qeverinë e tij për ndihmën e vazhdueshme ndaj KQZ dhe dedikimin e tij për rritjen e mbështetjes ndërkombëtare ndaj institucionit qendror të zgjedhjeve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mckennie pranë largimit nga Juventusi

Story i radhës

Rizvanoviç: Duke shkuar në Sofje, Osmani u përpoq ta ndalë strategjinë e Bullgarisë

Të fundit nga