Zgjedhjet në Podujevë, nis shtrimi i asfaltit përpara oborreve

Në Podujevë janë shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme për të parin e kësaj komune.

Në garë për kreun e komunës së Podujevës janë tre kandidatë; Nexhmi Rudari nga LDK, Shpejtim Bulliqi nga LVV dhe Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës.

E, me pezullimin e mbajtjes së zgjedhjeve, të cilat ishin paraparë për në muajin mars, Komuna ka nisur “gjuetinë” nëpër fshatra.

Në shumë prej tyre janë asfaltuar edhe oborret, e që të njëjtat janë duke vazhduar edhe tani. Së fundi, në fshatin Katunishtë të kësaj komune, asfalti ka shkuar edhe përpara dyerve të shtëpive.

Kështu ka bërë të ditur edhe Komuna e Podujevës.

“Në fshatin Katunishtë janë duke u kryer punët në asfaltimin e disa rrugëve të lagjeve të këtij fshati. Për të përcjellë nga afër zhvillimin e punimeve këtë fshat e ka vizituar nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Hamdi Jaha. Gjatësia e tërësishme e rrugëve që po asfaltohen është rreth 700 m. Nënkryetari Rudari tha se do të vazhdohet me projekte për ndërtimin dhe rregullimin e infrastrukturës rrugore nëpër lokalitetet e Komunës së Podujevës”, ka njoftuar Komuna.

Ndërkohë, duhet potencuar se gjatë fushatës zgjedhore asfalti nëpër shumë zona të Podujevës ka mbërritur gjer në pragë të shtëpisë.

Image
Image
Ngjarja paraprake

​E pranon sulmuesi i njohur: Isha pran kalimit te Interi

Ngjarja e ardhëshme

Keqpërdorimi i balancuesit gjatë punësimeve

të fundit nga