Zgjedhjet në PD/ Redi Shehu: Hap revolucionar në politikë, largon partinë nga tribalizmi politik

Partia Demokratike është në procesin e zgjedhjeve të brendshme për përzgjedhjen e kandidatëve në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit në vendin tonë, ndërsa analisti Redi Shehu e quajti këtë një proces revolucionar në politikë.

Në studion e emisionit “Open” në Top Channel Shehu tha se zgjedhja e kandidatëve brenda PD-së, bën që partia të kthehet në demokratike dhe të largohet nga tribalizmi politik.

“Ky hap është një hap i rëndësishëm. Lulzim Basha për herë të parë në Shqipëria ka larguar partinë drejt tribalizmit. Është një hap që e bën partinë modern, ku nuk vendos kryetari për çdo gjë, si në fise.

Në fise vendos kryetari për çdo gjë. Ky proces e largon partinë nga tribalizmi, pra një lloj fisi politik ky kryetari vendos per deputetët, për linjën e partisë, për politikat. Më duket një hap shumë i mirë”- tha Shehu.

Ngjarja paraprake

E tha me të madhe në Turqi që është shqiptar, po Ertogruli qenka në telashe të mëdha

Ngjarja e ardhëshme

​Moti sot dhe nesër

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian