Zgjedhjet lokale në Shtip dhe Pllasnicë, sot votojnë personat e sëmurë dhe të burgosurit

Sot vazhdojnë votimet për kryetar komune në Shtip dhe Pllasnicë. Të drejtë vote në Komunë e Shtipit kanë 41.777 qytetarë, ndërsa në Pllasnicë 4.954.

Sot do të votojnë personat e sëmurë dhe të burgosurit. Për Shtip janë paraqitur 67 të burgosur, ndërsa në Pllasnicë vetëm 1.

Dje kanë votuar personat e infektuar me virusin korona dhe ata që ndodhen në izolim.

Dita zyrtare e zgjedhjeve është të dielën, ndërsa për dallim nga zgjedhjet parlamentare në këto zgjedhje në dy komunat nuk do të ketë orar të zgjatur për votim, përkatësisht kutitë e votimit do të mbyllen në orën 19:00.

Deri të dielën kur mbyllen kutitë e votimit, vendi është në heshtje zgjedhore.

Zgjedhjet në Shtip dhe Pllasnicë vijnë si rezultat i ikjes së krerëve të komunave për pozita në ekzekutiv.

Ngjarja paraprake

Kanadaja anulon stërvitjet ushtarake me Kinën

Ngjarja e ardhëshme

Mos harroni – Sonte meçi i gjigantëve të boksit, Joshua – Pulev

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian