zgjedhjet e pjesshme ne kukes collaku i kemi bere oferte te sinqerte foltores per te dale me nje kandidat 64e22b9708187

Zgjedhjet e pjesshme në Kukës/ Çollaku: I kemi bërë ofertë të sinqertë Foltores për të dalë me një kandidat

August 20, 2023
1 minut lexim

Gjatë intervistës për ABC News, deputeti demokrat Kreshnik Çollaku komentoi gjithashtu edhe zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Kukësit që pritet të mbahen 24 Shtator. Deputeti theksoi se PD i ka bërë një ftesë të hapur dhe të sinqertë Foltores për të dalë me një kandidat të përbashkët.

“PD ka bërë ofertë të hapur, të sinqertë dhe të përsëritur pjesës tjetër të ndarë të demokratëve dhe të bëjmë çdo përpjekje dhe mundësi për të shkuar me një kandidat të përbashkët në bashkinë e Kukësit. Kjo do të maksimalizonte shanset për ta fituar bashkinë. Feedback-u ka qenë negativ.

Reagimi i menjëhershëm i zotit Berisha, pasi ishte i gatshëm që më parë të bënte koalicion me Taulant Ballën sesa me Lulzim Bashën, i jep shumë pak optimizëm dhe shpresë finalizimit pozitiv të kësaj përpjekjeje. Megjithatë, ende ka kohë dhe ftoj të gjithë drejtuesit e PD Kukës që të eksplorojnë çdo lloj mundësie që të paktën të bashkojnë votën e demokratëve.“, theksoi Çollaku.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

afrim majanci 10 euro eshte meditja e selektorit te boksit besim trego me emra 64e22b928f18a
Story i mëparshëm

Afrim Majanci: 10 euro është mëditja e selektorit të boksit! Besim trego me emra 

bajrami vv ja e ka votuar per guvernator te bqk se ish drejtorin e thesarit ne kohen kur ishin vjedhur 2 1 milione euro 64e22de74ac2b
Story i radhës

Bajrami: VV-ja e ka votuar për guvernator të BQK-së ish drejtorin e Thesarit në kohën kur ishin vjedhur 2.1 milionë euro

Të fundit nga

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

Mbrëmë, në një tubim madhështor në Haraçinë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmbylli takimet mobilizuese të partisë me një fjalim të mbushur me mesazhe të qarta për barazi, partneritet,
ShkoLartë