Zgjedhjet e 25 prillit/ Partia Demokratike cakton Mark Markun drejtues politik në Lezhë

Partia Demokratike i ka besuar drejtimin e qarkut Lezhë, ish-deputetit dhe analistit Mark Marku, i cili do të udhëheqë ekipin e selisë blu zgjedhjet e 25 prillit.

Pedagogu ka qenë më parë deputet i PD-së, ndërsa së fundmi Lulzim Basha i kishte besuar një vend mes anëtarëve të vlerësimit të kandidaturave për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti.

Ndërkohë më herët Partia Demokratike ka caktuar Gazment Bardhin në qarkun e Elbasanit dhe Edi Palokën në Durrës.

Ndërsa në Vlorë, PD ka caktuar si drejtues të qarkut ish-kreun e KLSH-së, Bujar Leksaj, ndërsa Fierin PD –ja ia ka besuar ish-ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj.

Ngjarja paraprake

Gjermania ka vaksinuar kundër COVID-19 mbi 1 milion persona

Ngjarja e ardhëshme

Lediana akuza produksionit të “Përputhen”: Ma punuan pas shpine

të fundit nga