Zgjedhjet e 25 Prillit, paralajmëron Soreca: Do vizitoj një numër të madh qendrash votimi!

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ka bërë me dije se do të vizitojë disa qendra votimi në ditën e zgjedhjeve.

Me një postim në Twitter, Soreca thotë se po ashtu të pranishëm në ‘terren’ më 25 prill do të jenë edhe përfaqësues nga vende të tjera anëtare të BE.

Ai shkruan se qytetarët e Shqipërisë do të inkurajohen të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke respektuar masat anti-COVID.

“Së bashku me shumë kolegë të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian do të vizitoj një numër të madh të vendvotimeve në ditën e zgjedhjeve. Ne inkurajojmë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke respektuar të gjitha masat kundër COVID-19. BE qëndron pranë Shqipërisë”, shkruan Soreca.

Ngjarja paraprake

Qyteti i trëndafilave të Arabisë Saudite lulëzon në Ramazan

Ngjarja e ardhëshme

Halime Fetahu - lojtare e Gjeneratës së Republikës: Milicia serbe na ndali e na ...

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian