Zgjedhjet e 25 prillit, Basha: Do kandidoj vetëm në Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë në ‘News24’ tha se në zgjedhjet e 25 prillit do të kandidojë vetëm në qarkun e Tiranës.

Basha theksoi se do të vijojë fushatën në të gjithë vendin, por emri i tij do të jetë vetëm në kryeqytet.

Nisida Tufa: Po flisnim për ekipin e tij, për sfidat që ka vet kryetari i Partisë Demokratike. Ju vetë ku do të garoni, zoti Basha?

Lulzim Basha: Do të garoj në qytetin e Tiranës.

Nisda Tufa: Në Tiranë.

Lulzim Basha: Ky qytet më ka besuar për herë të parë përfaqësimin si deputet. Më ka besuar drejtimin si kryebashkiak dhe unë do të garojë në qytetin e Tiranës. Jo nuk do të garoj në asnjë qark tjetër. Çdo qark do të ketë deputetët e vet dhe drejtuesit e vet.

Nisda Tufa: Dhe e gjithë fushata, e gjithë vëmendja besoj sikurse është edhe ekipi juaj ka në mënyrë paralele kudo, për Tiranën do të jetë edhe më tej për ju.

Lulzim Basha: Padiskutim që po! Megjithëse si kryetar i partisë dhe si kandidati për kryeministër, i opozitës së bashkuar, unë do të bëj fushatë në të gjithë vendin, padiskutim.

Ngjarja paraprake

Ndihma shtetërore/ Ja edhe sa qytetarë do të marrin 6.000 denarë deri në fund të marsit

Ngjarja e ardhëshme

Shqipe Hysenaj flet për djalin që e dhunoi fizikisht

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian