Zgjedhjet brenda PD, Dedej: Veprim i nxituar, partia duhet të bënte më parë një analizë për përcaktimin e problemit

Pedagogu Arjan Dedej në një lidhje të drejtpërdrejtë me Ora News foli për vendimet që  Gjykata Kushtetuese duhet të marrë këtë javë. Sipas pedagogut, vendimet që priten të merren nga Kushtetuesja po krijojnë një gjendje ankthi tek disa aktorë politikë.

Dedej: “Vendimet që priten të merren nga Kushtetuesja po krijojnë një gjendje ankthi tek disa aktorë politikë për jetëgjatësinë e tyre politike. Më tepër sesa tension, mendoj që ankthet kanë prekur forcat e ndryshme politike siç është Teatri dhe ajo e zgjedhjeve të bashkisë në vitin 2019.

Mendoj që këto vendime do të kenë një impakt në opinionin publik dhe  forcat politike gjithashtu do të ndikohen.”

Përsa i përket zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike, Dedej i sheh si një veprim të nxituar, pasi sipas tij PD-ja duhet të bënte një analizë të kuptonte se ku ishte problemi dhe më pas në bazë të qëndrimeve të bënte zgjedhje për lidershipin.

Dedej: “Aktorët e përfshirë në garë ngritën akuza kundrejt njëri-tjetrit për garën që u bë brenda në PD. Aktorët të cilët ishin të përfshirë kishin disa këndvështrime të cilat i bëjnë mirë PD-së dhe kryedemokrati Basha duhet t’i marrë pranë qëndrimet e tyre për ta bërë PD-në më të mirë. Ngjarjet që ndodhën në PD janë të rëndësishme, por besoj se ishin të nxituara. Në radhë të parë PD-ja duhet të bënte një analizë të kuptonte se ku ishte problemi dhe më pas në abzë të qëndrimeve të bënte zgjedhje për lidershipin. “

Dedej tha se opozita nuk kishte asnjë mjet në dorë që të kundërshtonte prishjen e Teatrit, përveçse protestave paqësore.

Dedej: “Opozita nuk kishte mjete në dorë për të mbrojtur prishjen e Teatrit, përveç modeleve të protestave paqësore. Nuk besoj se ishte një tradhti, por opozita duhej të hartonte një plan për t’iu përgjigjur aparatit të madh shtetëror në të gjithë propagandën e tij.”

Ngjarja paraprake

Rekordet e Shaqirit

Ngjarja e ardhëshme

Selektorin e Zvicrës, po e zhgënjen diçka

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian