Zgjedhje të parakohshme për kryetar komune në Shtip dhe Plasnicë më 13 dhjetor

Shkup, 2 tetor 2020 (MIA) – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve  sonte në seancë solli Librin e afateve për zgjedhjet e parakohshme  për kryetar komune të Plasnicës dhe komunës së Shtip, të cilat duhet të mbahen më 13 dhjetor të vitit 2020.

Sipas Librit të afateve, Inspektimi publik në Listën zgjedhore fillon më 17 tetor dhe përfundon më 5 nëntor. Kandidimet për kryetar komune duhet të dorëzohen deri më 7 nëntor. Fushata zgjedhore fillon më 21 nëntor, ndërsa përfundon më 10 dhjetor. Nëse ka rreth të dytë, fushata zgjedhore përfundon më 24 dhjetor, ndërsa dita zgjedhore do të jetë më 27 dhjetor.

KSHZ e miratoi edhe Udhëzimin  për votim të personave të cilët janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv të Kovid-19  ose të  cilëve u caktohet masë e vetizolimit me vendim nga Inspektorati shëndetësor sanitar shtetëror.

KSHZ do të dorëzojë kërkesë deri te MPB për azhurnim të Listës zgjedhore, si dhe kërkesë deri te Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës për dorëzim të të dhënave për plotësim të këshillave zgjedhor.

KSHZ e miratoi edhe Udhëzimin për mënyrën dhe procedurën për vërtetim të çmimit të arritur mesatar dhe çmimit më të ulët për reklamim politik.

Zgjedhjet e parakohshme në Shtip dhe Plasnicë vijojnë prejse kryetarët e deritanishëm të komunave kaluan në pushtetin ekzekutiv, gjegjësisht pushteti ligjdhënës. sa/

Ngjarja paraprake

Bllokadë në autostradën Tetovë-Gostivar për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Ngjarja e ardhëshme

Sanchez: Inter mund të përmirësohet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian