Zgjedhje të parakohshme!? Neziri: Heqja e veto-s, kusht për mbijetesën e qeverisë

Iniciativa e VMRO-DPMNE-së për anulimin e Qeverisë së Përzhinës, për të ndryshuar Kodin Zjedhor, në numër më të vogël të njësive dhe numrit të deputetëve, janë vetëm një floskul dhe truk politik që nuk korrespondon me realitetin.

Kështu tha në “Intervistën e Javës” në TVM2 analisti politik Xhelal Neziri, sipas të cilit, ai nuk sheh gatishmëri politike për të arritur konsesuz për këto çështje. Megjithatë vlerëson se modeli më i mirë i shpërndarjes së votave do të ishte në rast se vendi do të ishte në tre njësi zgjedhore me gjithësej 90 deputetë.

“Sipas meje modeli më i mirë do të ishte atëherë kur vendi sërish të jetë me njësi zgjedhore, jo të jetë me një njësi zgjedhore siç po propozohet, por të ketë së paku tre njësi zgjedhore për shkak se në atë formë ne do të sigurojmë që përfaqësues në Parlament të ketë çdo rajon. Në qoftë se e bëjmë një njësi zgjedhore rreziku është që Shkupi si kryqytet të ketë 90 % të deputetëve. Blic. Përveç rrizikut të përfaqësimit të drejtë të rajonave të vendit në Parlament, ne kemi edhe rrezikun e futjes në Parlament të strukturave të ndryshme. Ka shumë raste në vendet e demokracive perendimore kur struktura radikale të ektremit djatht ose të majtë që promovojnë politika raciste të futen në Parlament dhe betejen e tyre të zhvillojnë nëpërmjet institucioneve dhe ky rrezik për RMV-n është luks i madh”, u shpreh analisti politik Xhelal Neziri.

Neziri madje anlizon se kjo Qeveri do ta ketë shumë vështirë të “mbijetojë” deri në fund të mandatit të saj. Faktori kryesor për të shkuar ose jo vendi në zgjedhje të parakohëshme parlamentare do të varet nëse kjo Qeveri në krye me kryeministrin Dimitar Kovaçevski arrin të bind Petkovin që të heq vetonpër të nis vendi negociatat me BE-n.
“Unë mendojë se deri në qershor do të dihet se si do të veprojë pala Bullgare, a do të ketë ndonjë marrëveshje që të hiqet vetoja dhe vendi ynë të nis negociatat apo do të vazhdojë bllokada. Në rast se hiqet vetoja unë mendojë se do të ketë shumë gjasa kjo Qeveri të vazhdojë deri në fund të mandatit në të kundërtën nuk besojë dhe se ka kuptim që vendi të qeveriset nga një Qeveri që ka një shumicë të këtillë parlamentare dhe nga e cila nuk arrin të përmbush objektivin kryesore”, theksoi Neziri.

Marrë parasysh anketat e fundit që tregojnë një VMRO- në ngritje dhe LSDM në rënie, dhe në rast se LSDM pranon zgjedhje të parakohëshme parlamentare, kjo sipas Nezirit, do të ishtedhënie direkte e pushtetit VMRO-DPMNE-së.
Por a do të arrijë Kovaçevski të riorganizojë LSDM-në, të ndryshojë drejtimin e traektores, të heqë veton e Bullgare, mbetet për t’u parë deri kah mesii qershorit, tha Neziri.

Intervistën e plotë e gjeni këtu:

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Horoskopi javor për periudhën nga 07 – 14 shkurt

Story i radhës

Pse është e dëmshme t’i detyroni fëmijët të mos qajnë kur rrëzohen

Të fundit nga