Në komunën e Qendër Zhupë sot mbahen zgjedhjet lokale për kryetar komune. Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor të vitit të kaluar nuk ka pasur census prej 33 për qind.
Kryetari i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve Nexhip Iljas tha për Radion Evropa e Lirë se sot të drejtë vote kanë 7077 votues dhe votimi zhvillohet në 16 vendvotime.
“Qendrat e votimit janë hapur në kohë dhe pa probleme”, tha Iljas.
Edhe në këto zgjedhje janë dy kandidatë, Arjan Ibrahim nga Partia Demokratike Turke dhe Shain Shakir nga Lëvizja për Bashkim Kombëtar të Turqve.