Zëvendësministri Hasani: Mbështesim politikën e zgjerimit të NATO-s

Maqedonia e Veriut mbështet politikën e dyerve të hapura të NATO-s thekson zëvendës ministri i mbrojtjes, Bashkim Hasani. Lidhur me paralajmërimet për zgjerimin e NATO-s me shtetet e reja anëtare ai shton se është mjaft e pritshme duke pasur parasyshë zhvillimin e ngjarjeve në Europë.

“Çdoherë kur një vend shpreh fillimisht vullnetin e tij për t’u bërë anëtar i Aleancës, ne e pranojmë këtë, por procesi i anëtarësimit të tij duhet të ndiqet në momentin kur vendi plotëson kushtet për të qenë vend anëtar është i mirëpritur. Zgjerimi i Aleancës së NATO-s nuk duhet të jetë kërcënim për askënd por përkundrazi mendoj se është një vlerë shtesë për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe në territorin e Aleancës së NATO-s, por edhe në botë sepse NATO është aleancë politiko-ushtarake, por mbi të gjitha ne e dimë se ajo bazohet në politikën e parandalimit dhe garantimit të sigurisë”, ka shtuar më tej zëvendës ministri Hasani.

Story i mëparshëm

Pesë persona rrahin 46 vjeçarin, i’a dëmtojnë edhe veturën

Story i radhës

Kundërshtimet e Turqisë për NATO-n do të jenë temë diskutimi në SHBA

Të fundit nga