Zëvendësministri Bushi: MPB në Ditën e Policisë i ndau plaket speciale kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi

Me rastin e shënimit të ditës së policisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Punëve të Brendshme ia ka ndarë një plaketë speciale, kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi në shenjë falënderimi për përkrahjen që ai i jep MPB-së me qëllim të së mirës së përbashkët të të gjithë qytetarëve.

Zëvendësministri i Brendshëm, Nazim Bushi me këtë ka thënë se policia e RMV-së po reformohet në çdo aspekt dhe në këto kohëra përplot sfida tashmë është i bindur që pjesëtarët e policisë detyrat e tyre do t’i kryejnë me plot përgjegjësi.

Ky është postimi i plotë i Bushit:

Sot në prani të kreut shtetëror, korit diplomatik, administratës lokale dhe mysafirëve, shënuam 7 Majin – Ditën e Policisë.

Gëzon fakti që Ministria e Brendshme po reformohet në çdo aspekt dhe në këto kohëra përplot sfida tashmë jam i bindur dhe besoj që pjesëtarët e policisë detyrat e tyre do t’i kryejnë me plot përgjegjësi.

Më vjen mirë që sot, kryetarit të Kuvendit, z. Talat Xhaferi në emër të Ministrisë së Brendshme iu nda plaketë speciale për përkrahje të institucionit me qëllim të së mirës së përbashkët të të gjithë qytetarëve.

Gjatë këtyre viteve të gjithë bashkë ia dolëm që të vendosim qëllimet e qarta të MPB-së si një institucion i cili sipas Kushtetutës dhe ligjeve është garantues dhe mbrojtës i lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe sigurisë së shoqërisë në përgjithësi.

Policia e Maqedonisë së Veriut tashmë ka vendosur standarde moderne para saj me qëllim të realizimit të premisës: Policia – në shërbimi të qytetarëve të RMV-së dhe me këtë është rreshtuar krah për krah me policitë e vendeve të Bashkimit Europian.

Story i mëparshëm

Osmani e afron në nivel më të lartë bashkëpunimi RMV-në me SHBA-në

Story i radhës

I arrestuar për “trafikim të qenie njerëzore”, Gjykata jep vendimin për ish-sulmuesin e Skënderbeut

Të fundit nga