Zëvendëskryeministri Bytyqi në takim me sektorin e biznesit të Shtipit

Shtip, 2 tetor 2020 (MIA) – Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim të Dikastereve Ekonomike dhe Investime, Fatmir Bytyqi sot, në shoqërim të zëvendëskryetarit të Komunës së Shtipit, Jane Millanov e vizitoi kompaninë e Shtipit “Aktiva”.

Bytyqi ishte informuar për investimet e kësaj kompanie.

“Ky është shembull se si kompanitë tona dinë t’i përgjigjen sfidës, së pari pandemisë, ndërsa pastaj të shfaqin se si duhet të jenë konkurrues në tregun vendor, rajonal dhe botëror. “Aktiva” ka filluar në vitin 1999 me kompjuter shtëpie të fëmijëve të pronarit, ndërsa sot është kompani e cila punëson 500 persona dhe ka përmes 30 milionë euro qarkullim vjetor”, deklaroi Bytyqi pas vizitës.

Në vitin 2018 “Aktiva” ka nënshkruar marrëveshje për mbështetje financiare të investimeve nga ana e shtetit. Qeveria duhet t’i ndjekë investimet e kësaj kompanie pesë vitet e ardhshme.

Bytyqi dhe Millanov realizuan takim edhe me biznesmenët e Shtipit ku folën për pakon e katërt të masave ekonomike dhe ndihmën direkte nga Qeveria për biznesmenët.

“Presim debat për pakon e katërt të masave të cilat do të kontribuojnë për përmirësimin e funksionimit të kompanive tona në kushte të pandemisë”, tha zëvendëskryetari.

Pronari i firmës “Aktiva”, Ilia Nikollov theksoi se firmat e suksesshme në vend nuk duhet të bëjnë kalkulime se a të paguajnë K-15 punëtorëve, por që t’i mbajnë punëtorët e mirë t’i motivojnë me pagesë të pagës së 13 dhe 14. “Aktiva” është kompania e 35-të e suksesshme në vend, ndërsa gjatë pandemisë nuk i shfrytëzoi subvencionet për pagesë të pagave.

Bytyqi në takim me biznesmenët theksoi se është me rëndësi që investimet të vazhdojnë sepse vetëm ashtu, theksoi, tregohet si ekonomia vendore do të jetë konkurruese në tregun botëror dhe kompanitë e suksesshme vendore do të gjenden në zinxhirin e vlerave të investitorëve të huaj. fc/

 

 

Ngjarja paraprake

Xhaferi e nënshkroi vendimin për zgjedhje të parakohshme për kryetar në Shtip dhe Pllasnicë

Ngjarja e ardhëshme

Greva e urisë në burgun e Peqinit, "Eskobari i Ballkanit" shtrohet në spital pas problemeve me shëndetin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian