Zëvendës kryeministri Dimitrov realizoi takim me ambasadorin e Spanjës, Emilio Lorenco Sera

Shkup, 2 tetor 2020 (MIA) – Fillimi i negociatave aderuese me BE-në, si dhe zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit mes dy shteteve ishin temë e bisedës në takimin e sotëm të zëvendës kryetarit të Qeverisë, përgjegjës për Çeshtje Evropiane, Nikolla Dimitrov me ambasadorin e Spanjës në Maqedoninë e Veriut, Emilio Lorenco Sera.

Zëvendëskryeministri Dimitrov u falënderua për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme politike dhe ekonomike nga ana e Spanjës, duke shprehur shpresë se angazhimi për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut në këtë rast historik me ratifikimin e protokollit të pranimit në NATO do të reflektohet edhe në mbështetjen e rrugës sonë evropiane.

“Në këtë fazë të rëndësishme të procesit eurointegrues do të duhet të përqendrohemi në gjetjen e modaliteteve për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh. Ndihma do të ishte e mirëseardhur në fushat që lidhen me arritjen e prioriteteve tona kryesore të reformave në fushat ku Spanja ka përparësi, në mes tjerash edhe përmes Tuining bashkëpunimit”, tha Dimitrov. bsh/

Ngjarja paraprake

Shtëpia e Bardhë bëhet rozë në nder të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Default thumbnail
Ngjarja e ardhëshme

"BE duhet të flasë me turqit qipriotë për çështjen e Mesdheut Lindor"

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian