Zero vota për PDK-në në Podujevë nga diaspora

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave jashtë Kosovës, të cilat janë dërguar përmes postës në adresë të KQZ-së gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor, për zgjedhjet e të dielës së kaluar.

Nga diaspora llapjanë kanë votuar 194 persona. Prej tyre, pjesa dërrmuese janë për Lëvizjen Vetëvendosje dhe kandidatin e saj, Shpejtim Bulliqi.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Bulliqi ka marrë 161 vota. Ndërkaq, për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), nuk është dhënë asnjë votë nga votat me postë.

Ekrem Hyseni i LDK-së ka marrë 25 vota, ndërkaq Besnik Tahiri i AAK-së tetë sosh. Pa vota janë edhe Gazmend Islami i Ballit Kombëtar dhe Xhemajl Hasanin e Nismës.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Pas debatit me Sheilën, Paloma “shpërthen” në lot

Ngjarja e ardhëshme

Kush ishte Dairo Antonio Usuga, bosi më i fuqishëm i drogës pas Pablo Escobar?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian