Zeqiri: 63 pacientë me koronavirus të shtrirë në Spitalin e Ferizajt

Drejtori i Spitalit Rajonal të Ferizajt, Jeton Zeqiri thotë se ky institucion shëndetësor po has në disa sfida në përballimin e pandemisë.

Zeqiri në RTV Dukagjini ka thënë se spitali ka mungesë të anesteziologëve dhe mungesë të shtretërve të mjaftueshëm.

“Jemi munduar të improvizojmë por si spital kemi hapësira jo shumë të mëdha. Nuk kemi mjekim intenziv por kemi adoptuar hapësira ku tash trajtohen pacientët në gjendje të rëndë”, tha ai.

Drejtori thotë se në valën e parë Spitali i Ferizajt ka pasur rreth 54 punëtorë shëndetësorë të infektuar, ndërsa në valën e dy kemi dy mjekë specialist dhe dy infermierë të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndryshe, Zeqiri ka treguar se në Spitalin e Ferizajt janë të hospitalizuar 63 pacientë.

“Të gjithë janë në oksigjenoterapi, por katër prej tyre janë në ventilim mekanik”, tha ndër të tjera Jeton Zeqiri.

Ngjarja paraprake

“Giroud mund të luajë edhe jashtë Anglisë”

Ngjarja e ardhëshme

​Pse ndodh skuqja e lëkurës dhe si ta kuroni?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian