Zeneli sërish godet

Boksieri i “ArenaRing Management Promotion”, Ilir Zeneli, ka arrit edhe një fitore ne boksin profesionist duke mposht kësaj radhe boksierin me shume përvojë që vjen nga Hungaria, Istvan Kiss.

Qysh nga fillimi i ndeshjes boksieri shqiptar filloi ta godiste kundërshtarin, por edhe ky i fundit e pranoj ketë luftë dhe gjithçka ishte interesante për publikun, mirëpo ketë shfaqje Iliri e ndaloi në raundin e tretë kur e detyroi trajnerin kundërshtar të hedh peshqirin dhe të dorëzoj ndeshjen, pasi boksieri i tij u gjend nëe rrezik.

Me këtë triumf, Ilir Zeneli shënon fitore e tij të 3 në boksin profesionist dhe menaxheri i tij Avdyl Salihu, paralajmëroj shumë shpejt edhe duelin e tij të katërt.

Ndryshe, kjo fitore u realizua ne Rastatt te Gjermanisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kina dëshiron ta marrë paqësisht Tajvanin, por po përgatitet ushtarakisht

Story i radhës

Ramadani I Shkëndijës merr ftesë nga Kanatllarovski

Të fundit nga