Zeneli asiston në barazim, Reims fiton pikë

Arbër Zeneli u paraqitë 66 minuta dhe Valon Berisha futet në lojë nga minuta e 71-të, duke kontribuar për barazimin e Reims-it.

FC Reims si mysafirë barazoi me rezultat 2:2 me Rennes-in, në takimin e javës së 6-të të Kampionatit të Francës në futboll. 

Në minutën e 11-të, Arbër Zeneli për bukuri harkoi nga rivënia e këndit dhe Abdelhamid me kokë realizoi për 0:1. Abdelhamid (11′) e Dia (66′) shënuan për Reims-in dhe Raphinha (24′) e Da Silva (37′) realizuan për Rennes-in. 

Rennes kryeson tabelën me 14 pikë apo me 4 fitore e 2 barazime, ndërsa Reimes është në pozitën e 19-të me 2 pikë apo me 2 barazime e 4 humbje.

Ngjarja paraprake

​Rama flet për mundësinë e një karantine të dytë për shkak të COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Protestat e nxënësve, zëvendësministri Shabani: Janë të politizuara

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian