Zemërgjërësia e BDI-së

Të gjithë partitë ekzistuese nuk do ta kishin luksin të ishin ndonjëherë në Qeveri nëse BDI nuk do pranonte ti ketë partnerë koalicioni.

Koment nga TetovaSot

Shumë prej politikanëve që janë në parti tjera , rrugëtimin politik e kanë nisur pikërisht nga partia blu.

Shumë prej aktorëve politikë kanë patur funksione në BDI dhe aty e kanë mësuar ABC-në e politikës.

Sot të njëjtit protagonistë bëjnë zhurmë dhe mendojnë se me forcën prej ” milingone” janë të rëndësishëm në politikë.

Që nga 2017 e këndej secila parti ekzistuese që fatkeqësisht janë shumë, kanë qeverisur me BDI-në bashkë.

Vijnë nga hici, bëhen partnerë për të realizuar të njëjtin program qeveritarë dhe më pas kur dalin nga qeveria u kthehen koreve nacionaliste, kombëtare dhe aq më keq ata filojnë ta shpërlajnë veten se e keqja është gjetkë.

Por të mos ishte zemërgjërësia e BDI-së moti do kishin mbaruar disa politikanë që edhe ashtu nuk dijnë të fitojnë por të paktën i kanë zaptuar partitë e tyre.

Kur i pyesësh përse je në Qeveri, asnjëherë nuk thonë për shkak të BDI-së por për shkak të LSDM-së dhe VMRO-së.Paramendo se në c’pikë arrin kameleonizmi i tyre politik!.Shumë prej partive tona që pretendojnë se janë puro shqiptare , ditën fotografohen te varri i Isa Boletinit ndërsa natën bëjnë takime të fshehta me liderët e partive maqedonase larg opinionit publik.

Por është zemrëgjërësia e BDI-së që i pranon më pas të qeverisin bashkë përndryshe ato sot do kishin fatin e PPD-së që nuk ekziston më.

BDI i merr, u jep pak jetë politike dhe i bën të fitojnë një ose dy komuna sa për tua zgjatur jetën politike por edhe për këtë ata janë kaq mosmirënjohëse.

Të qeverisësh me BDI-në dhe ta kritikosh pandërprerë atë.Kjo është politika e partive të vogla shqiptare që dështimin e tyre të humbjeve serike mundohen tia adresojnë forcës më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Story i mëparshëm

Spërkatja e tretë kundër mushkonjave në territorin e Qytetit të Shkupit

Story i radhës

Spërkatja e tretë kundër mushkonjave në territorin e qytetit të Shkupit

Të fundit nga