Zemaj: Klinikat dhe spitalet në Kosovë janë të mbushura

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj së bashku me ushtruesin e detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Saudin Maliqin, ka vizituar klinikat e QKUK-së për të parë gjendjen sa i përket hapësirave dhe situatës me barna për trajtim të pacientëve me Covid 19.

Sipas Zemajt, personeli shëndetësor, në çdo klinikë dhe spital, përkundër lodhjes dhe ngarkesave, janë në krye të detyrës.

“Kërkova që pacientët të kenë trajtimin e duhur, të mos ketë mungesa, as të hapësirave, as barnat e Listës esenciale dhe atyre të protokolleve, oksigjeni dhe çdo gjë tjetër për trajtimin efikas të pacientëve. Klinikat dhe spitalet janë të mbushura, personeli shëndetësor është tejet i angazhuar, por jeta e qytetarëve tanë është më e vlefshme se çdo gjë tjetër. Të gjithë së bashku duke ruajtur njeri-tjetrin, ruajmë familjet tona, sistemin shëndetësor dhe Republikën e Kosovës. Bashkë ia dalim”, ka shkruar ai.

Ngjarja paraprake

Karantinë e dytë? Reagon kryeministri Rama: Kufizoni çdo lëvizje që është e mundur të kufizohet

Ngjarja e ardhëshme

Profilin zyrtar presidencial në Twitter, Joe Biden e merr në janar 2021

të fundit nga