Zelenskyi e konsideron “gabim” bartjen e stafit të ambasadave

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, ka thënë të hënën, 14 shkurt, se e sheh të gabuar vendimin e disa shteteve të Perëndimit, duke përfshirë Shteteve të Bashkuara, për të bartur diplomatët nga Kievi, pas shqetësimeve për sulm rus.

“Është gabim i madh që disa ambasada – ndonëse është vendimi i tyre – të largohen nga Ukraina Perëndimore”, ka thënë ai, pasi disa misione ndërkombëtare kanë hapur zyrat e tyre në qytetin Lviv.

“Nuk ka Ukrainë Perëndimore, ka vetëm Ukrainë, është e tërë. Prandaj, nëse ndodh diçka, do të përhapet gjithandej”.

Inteligjenca amerikane ka paralajmëruar se Rusia, e cila ka mbledhur më shumë se 100,000 trupa afër kufijve të Ukrainës, mund ta nisë pushtim brenda ditësh, dhe disa zyrtarë shqetësohen për nisje të aksionit në kryeqytet.

Disa shtete kanë tërhequr diplomatët e tyre dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina.

Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar largimin e shumicës së stafit diplomatik në Kiev, ndonëse do të mbajnë disa konsuj në qytetin perëndimor, Lviv.

Kanadaja është duke mbyllur ambasadën e saj në Kiev përkohësisht, duke bartur operacionet diplomatike në Lviv, ashtu sikurse Australia./REL

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Do befasoheni, çfarë ndodh me trupin tonë kur ‘fryjmë’ gishtin e madh

Story i radhës

Windows 11 mund të funksionon në smartfonët Android

Të fundit nga