zelensky ukraina ka forcuar pozicionet ne rajonin kursk 66c0a0b8ebff2

Zelensky: Ukraina ka forcuar pozicionet në rajonin Kursk

August 17, 2024
1 minut lexim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se trupat e tij kanë forcuar pozicionet dhe kanë zgjeruar territorin në rajonin rus të Kurskut, pas pothuajse dy javë që nga nisja e inkursionit të tyre.

Ukraina tha se ka marrë kontrollin e 82 vendbanimeve në një zonë prej 1.150 kilometrash katrorë, që nga nisja e inkursionit të befasishëm më 6 gusht.

Zelensky tha se shefi i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskiy, i ka raportuar se trupat ukrainase kanë vazhduar përparimin e tyre dhe kanë arrestuar ushtarë rusë.

“Faleminderit të gjithë ushtarëve dhe komandantëve që po burgosin ushtarë rusë dhe sjellin më afër lirimit ushtarët dhe civilët tanë që mbahen nga Rusia”, tha Zelensky përmes një deklarate të publikuar në Telegram.

“Gejnerali Syrskuy më ka raportuar për forcimin e pozicioneve të forcave tona në rajonin e Kurskut dhe zgjerimit të territorit”.

Rusët e zemëruar që po i ikin me shpejtësi avancimit ukrainas në Kursk

Ushtria ukrainase në një deklaratë tha se trupat me sukses kanë bërë përparim të mëtejmë në Kursk, pa ofruar më shumë detaje. Më herët, ushtria kishte njoftuar për një avancim prej 35 kilometrash.

Rusia e ka cilësuar si “provokim të madh” inkursionin në Kursk dhe është zotuar se do të kundërpërgjigjet, teksa pushtimi që Moska nisi kundër Ukrainës më 2022 po vazhdon.REL

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

berisha e paraqet si sekretare pergjithshme te vatres reagimi nga shba eshte e denuar nga gjykata e larte e nju jorkut nuk na perfaqeson me 66c09c0850920
Story i mëparshëm

Berisha e paraqet si Sekretare Përgjithshme të Vatrës, reagimi nga SHBA: Është e dënuar nga Gjykata e Lartë e Nju Jorkut, nuk na përfaqëson më

liverpooli e mposht ispwich in 66c0a52e0cf19
Story i radhës

Liverpooli e mposht Ispwich-in

Të fundit nga

ShkoLartë