Zelensky thotë se të paktën 103 fëmijë janë vrarë në Ukrainë deri më tani

Të paktën 103 fëmijë janë vrarë në Ukrainë prej kur ka filluar pushtimi rus, ka thënë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një videomesazh të postuar në Facebook gjatë të mërkurës.

“Mbrëmë, trupat ruse vazhduan të bombardojnë territorin ukrainas, qytetet tona paqësore, qytetarët tanë. Kharkiv dhe rajonin…Ata bombarduan bregdetin e rajonit Odesa.

Ata goditën me raketa Kievin. Goditën civilë të Zaporizhzhia. Deri në mëngjesin e sotëm, 103 fëmijë janë vrarë”, ka thënë ai duke folur para se t’i drejtohej Kongresit Amerikan, por që videoja u publikua më pas në Facebook.

Zelensky tha se trupat ruse kanë shkaktuar “qindra herë më shumë dëme” në Ukrainë sesa në Donbas në tetë vjet luftë. Presidenti ukrainas deklaroi se gjithsej 400 institucione arsimore janë shkatërruar në Ukrainë deri më sot, ku 119 janë në rajonin e Donetsk.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Milaim Zeka: 1000 herë me e burgos, Elsa Lila mbetet artiste brilante (FOTO LAJM)

Story i radhës

Rekordi fantastik i vendosur nga Tuchel pas fitores ndaj Lille

Të fundit nga