Zelensky: Rusia shpreson që të zvarrisë luftën

Volodymyr Zelensky tha se është e rëndësishme që Ukraina të vazhdojë të marrë mbështetje ushtarake nga partnerët me të njëjtin ritëm, pasi Rusia kërkon të “zgjatë luftën, të lodhë forcat tona”. Sipas tij, sulmet ruse u bënë shumë intensive, pavarësisht humbjeve të mëdha, sepse rusët “nuk i llogarisin njerëzit e tyre”.

“Shpejtësia e furnizimit (ndihma ushtarake) ishte dhe do të jetë një nga faktorët kryesorë në këtë luftë”, tha Zelensky.

Ai shtoi se këtë javë Ukraina arriti “rezultate të rëndësishme” me një numër vendesh, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Poloninë, Kanadanë, Belgjikën, Norvegjinë dhe Italinë, duke ofruar mbështetjen e nevojshme.

Gjermania konfirmoi se do të dërgonte 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe do të lejonte vendet e tjera të dërgonin tanket e tyre të prodhimit gjerman në Kiev. Më herët, më 22 janar, presidenti ukrainas tha se beson se Ukraina mund të fitojë luftën me Rusinë këtë vit nëse mbështetja ushtarake vazhdon.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Partizani mposht Lubotenin

Story i radhës

Befason Shota: Juli deshi të lidhet me Getinjon, ai nuk u mor me të

Të fundit nga