​Zelensky rrugës drejt SHBA, ja dhurata për Joe Biden

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se po udhëton për në Shtetet e Bashkuara, ku do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden dhe do t’i drejtohet Kongresit.

Përmes një postimi në Twitter deklaroi se do të diskutojë me Biden për bashkëpunimin midis dy vendeve dhe “të ketë një fjalim në Kongres dhe një numër takimesh dypalëshe”.

Udhëtimi do të jetë i pari i Zelenskyt jashtë Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt.

Megjithatë, Zelensky nuk po shkon në Uashington duarthatë. Ai do të ketë një dhuratë për presidentin amerikan Joe Biden: Një flamur të nënshkruar nga ushtarët në vijën e parë të frontit në Ukrainë.

Ushtari pa emër u pa në video duke i dorëzuar flamurin Zelenskyt në qytetin e Bakhmut, duke thënë se ishte një dhuratë “për vëllezërit tanë në SHBA. Ne ju kërkojmë t’ua jepni atyre. Faleminderit.”

Djemtë më dhanë flamurin tonë të mrekullueshëm me firmat e tyre të shkruara në të për ta dorëzuar”, u tha Zelensky gazetarëve që udhëtonin me të.

Situata jonë është e vështirë. Armiku po rrit numrin e trupave të tij, por djemtë tanë janë më të guximshëm. Ne kemi nevojë për armë më të forta. Ne do t’i përcjellim mirënjohjen nga djemtë tanë Kongresit dhe Presidentit të SHBA për mbështetjen e tyre, por ajo [mbështetje ] nuk mjafton”, tha ai.

Vizita e Zelensky në vijat e frontit në Ukrainën lindore u zhvillua një ditë para se ai të nisej për një vizitë të papritur në Uashington, ku Biden pritet të njoftojë se po dërgon afro 2 miliardë dollarë ndihmë shtesë për sigurinë në Ukrainë, duke përfshirë një sistem të ri të sofistikuar të mbrojtjes ajrore.

Pas takimit të dy presidentët do të mabjnë një konferencë ndërsa më pas Zelensky do t’u drejtohet anëtarëve të Kongresit në Capitol Hill.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

KDI organizon diskutim për reformën në drejtësi dhe rolin e Kuvendit të Kosovës

Story i radhës

E kemi të gjithë në shtëpi, por a e dini si ka “lindur” tradita e pemës së Krishtlindjeve?

Të fundit nga