Zelensky njofton ndalimin e 11 partive pro-ruse

Presidenti i Ukrainës,  Volodymyr Zelenskyy ka dalë më një njoftim përmes një video të publikuar gjatës natës. Ai ka njoftuar se janë ndaluar 11 parti pro-ruse, transmeton “Bota sot”.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka përmendur disa nga partitë, siç janë Platforma e Opozitës – Për Jetën, një ndër partitë më të mëdha pro-ruse me përfaqësues në parlamentin e Ukrainës.

Këto janë partitë e tjera, të cilat janë të përfshira në këtë vendim të Zelenskyy: Partia e Sheriatit, E Majta, Bashkimi i Forcës së Majtë, Partinë Socialiste Progresive e Ukrainës, Shteti, Partia Socialiste Ukraina, Socialistët dhe Blloku Vladimir Saldo.

Ministria e Drejtësisë e Ukrainës do të veprojë menjëherë për të zbatuar ndalimin, për të cilin Zelensky tha se do të zgjasë për aq kohë sa ligji ushtarak të mbetet në fuqi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Horoskopi ditor, 20 mars 2022

Story i radhës

JLo dhe Ben Affleck hedhin hapin e radhës në marrëdhënien e tyre

Të fundit nga