zelensky kur te marrim arme e garanci mund te takohemi me vrases ruse 674cfb15ba9f6

​Zelensky: Kur të marrim armë e garanci mund të takohemi me vrasës rusë

December 2, 2024
1 minut lexim

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi sot se vendi i tij ka nevojë për më shumë armë dhe garanci sigurie të NATO-s përpara bisedimeve të mundshme me Rusinë për t’i dhënë fund pushtimit që filloi në vitin 2022.

Zelensky pas një takimi me shefen e re të diplomacisë evropiane Kaja Kallas dhe presidentin e ri të Këshillit Evropian Antonio Costa në Kiev, tha se ftesa për t’u anëtarësuar në NATO është e nevojshme për mbijetesën e ukrainasve.

Ai tha se Ukraina ka nevojë për armë, duke përfshirë një sasi të mjaftueshme armësh të ndryshme për distanca të gjata.

“Vetëm kur t’i kemi të gjitha këto elemente dhe kur të jemi të fortë, do të duhet të përcaktojmë agjendën për takimin me vrasësit”, tha Zelensky duke iu referuar thirrjeve nga aleatët e Kievit për fillimin e negociatave me Moskën.

Megjithatë, diplomatët perëndimorë besojnë se ka pak mundësi që Aleanca t’i japë Ukrainës statusin e një anëtari në të ardhmen e afërt, duke pasur parasysh kundërshtimin e një numri të madh vendesh që kanë frikë nga përfshirja direkte në luftë me Rusinë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

ferizaj feston fiton kupen e federates 674cf755812b6
Story i mëparshëm

Ferizaj feston, fiton Kupën e Federatës

ish e dashura e majk cak i hajnave ia vjedhin cantat ne vlere prej 50 mije euro 674cfcb96c09d
Story i radhës

Ish e dashura e Majk cak i hajnave, ia vjedhin çantat në vlerë prej 50 mijë euro

Të fundit nga

​Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientit

18 prilli njihet si Dita evropiane për të Drejtat e Pacientit, ku në këtë ditë synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, që të formulohet dhe miratohet Karta e Pacientit. Dita
ShkoLartë