Zelensky jep detajet e fundit nga lufta në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbajtur fjalimin e tij të fundit televiziv.

Gjatë fjalimit, ai njoftoi se ushtria ruse ka pësuar humbjet e saj më të mëdha në dekadat e fundit.

Zelensky kërkoi lirimin e kryebashkiakut të Melitopolit, i cili thuhet se është rrëmbyer nga forcat ruse.

“Trupat ruse po pësojnë humbje të mëdha,” thotë ai, shkruan Sky News, përcjell “Bota sot”.

“Ne mund të flasim edhe tani për goditjen më të madhe ndaj trupave ruse në dhjetëra vjet.”

Ai tha se 31 grupe taktike ruse ishin bërë të paaftë për të luftuar.

Udhëheqësi tha se Ukraina po ruante një armëpushim përgjatë rrugëve kryesore humanitare nga Mariupoli i rrethuar dhe i bëri thirrje Rusisë që të bëjë të njëjtën gjë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Will Smith së shpejti vjen me një film biografik?!

Story i radhës

Konflikti Rusi-Ukrainë, me pasoja shqetësues për ekonominë globale!

Të fundit nga