Zelensky falënderon presidentin Erdoğan për ndihmën në lirimin e 4 detarëve ukrainas të ndaluar në Libi

Presidenti ukrainas Vladimir Zelensky falënderoi presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan për ndihmën e tij në kthimin e detarëve ukrainas të cilët u privuan nga liria në Libi në vitin 2016, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në Twitter, Zelensky deklaroi se është i kënaqur me kthimin e pjesëtarëve të ekuipazhit të tankerit Kapiten Khayyam, të cilët u mbajtën në Libi për pesë vjet.

“Falënderoj në veçanti Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan për ndihmën e ofruar në lirimin e shtetasve tanë. Jam falënderues për mbështetjen e Turqisë”, shkroi Zelensky.

Ndryshe, më 7 janar, Presidenca e Ukrainës njoftoi se katër shtetasit ukrainas të ekuipazhit të tankerit Kapiten Khayyam, të cilët u arrestuan në hapësirën detare të Libise në vitin 2016, do të kthehen në vendin e tyre.



. .

Ngjarja paraprake

Seks në treshe apo një udhëtim falas, përgjigje e çuditshme e ish sportistes

Ngjarja e ardhëshme

Pëson infarkt, vdes gjyqtari shqiptar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian