Zelensky do t’u drejtohet politikanëve amerikanë – SHBA e gatshme ta izolojë Rusinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’u drejtohet politikanëve amerikanë drejtpërdrejt përmes videolidhjes të mërkurën në mëngjes, thonë zyrtarët e Uashingtonit.

Në një letër të përbashkët të parë nga BBC, udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer dhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, thonë se ata “presin me padurim” të mirëpresin presidentin dhe t’i përcjellin “mbështetjen tonë popullit të Ukrainës teksa mbrojnë me guxim demokracinë“.

Kongresi mbetet i palëkundur në angazhimin tonë për të mbështetur Ukrainën ndërsa përballen me agresionin mizor dhe djallëzor të Putinit”, shtojnë ata, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Letra vazhdon duke thënë se ata do të diskutojnë futjen e legjislacionit të mëtejshëm për të “sakatuar dhe izoluar” Rusinë, si dhe për të ofruar ndihmë humanitare dhe të sigurisë në Ukrainë.

Javën e kaluar, Zelensky mori një ovacion të fortë kur u mbajti një video fjalim deputetëve të Mbretërisë së Bashkuar në Dhomën e Komunave.

Ai do t’u drejtohet gjithashtu parlamentarëve kanadezë të martën./BOTASOT

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arjan Konomi lë “Për’puthen”, çfarë ndodhi mes debatit të ashpër në studio

Story i radhës

Bie nafta në bursë/ Ministrja: Rënia do reflektohet edhe në Shqipëri, çmimi përcaktohet nesër nga bordi

Të fundit nga