Zelensky bisedon me kryeminsitrin izraelit për paqen e mundshme në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të shtunën se kishte folur me kryeministrin izraelit Naftali Bennett dhe diskutoi perspektivat për bisedimet e paqes për t’i dhënë fund konfliktit me Rusinë.

Zelensky tha në një postim në Twitter se dyshja kishin “folur për agresionin rus dhe perspektivat për bisedimet e paqes“, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Ai shtoi se kishte kërkuar gjithashtu ndihmën e Bennett për të siguruar “lirimin e kryebashkiakut të robëruar të Melitopol”.

Një zëdhënës i Bennett tha për BBC se biseda kishte zgjatur për më shumë se një orë dhe “u trajtua me mënyrat për të ndaluar luftimet në Ukrainë dhe përpjekjet që Izraeli po bën për këtë çështje“.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kastrioti po e gjen formën, ngadhënjen në derbin me Trepçën

Story i radhës

Burrë e grua nisen nga Norvegjia, me të arritur në Podujevë iu thye vetura dhe iu vjedhën sende me vlerë

Të fundit nga