Zelensky: Anëtarësimi në BE për Ukrainën do të ishte simbol i unitetit evropian

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se një përgjigje pozitive nga Bashkimi Evropian për aplikimin e vendit të tij për anëtarësim do të ishte një moment historik për Evropën.

Një përgjigje pozitive nga Bashkimi Evropian ndaj aplikimit të Ukrainës për anëtarësim në BE do të ishte një përgjigje pozitive lidhur me pyetjen nëse projekti evropian do të ketë një të ardhme,” tha ai gjatë një vizite të presidentes se Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen në Kiev.

Populli ukrainas ka dhënë tashmë një kontribut të madh në mbrojtjen e lirisë së përbashkët”, tha Zelensky.

Komisioni pritet të publikojë vlerësimin e tij nëse Ukrainës duhet t’i jepet statusi i kandidatit në BE në ditët në vijim.

Kievi është mirënjohës për paketën e gjashtë të sanksioneve të miratuara së fundmi nga BE ndaj Rusisë. Por lufta për fat të keq vazhdon, kështu që nevojitet një paketë e shtatë e sanksioneve, e cila duhet të jetë edhe më e ashpër”, tha ai.

Zelensky tha se kjo paketë duhet të godasë të gjithë zyrtarët dhe gjyqtarët rusë që vepruan në mbështetje të luftës.

Përveç kësaj, të gjitha bankat ruse, pa përjashtim, duhet të sanksionohen”, shtoi Zelenski.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ekziston një kohë optimale e ushtrimeve për të eliminuar dhjamin

Story i radhës

VMRO-DPMNE: Pushteti po keqpërdor parat e popullit

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish