Zelenskiy nuk shpall mobilizim të përgjithshëm

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha se ka thirrur rezervistët në ushtri për një periudhë të posaçme, por hodhi poshtë idenë e shpalljes së mobilizimit të përgjithshëm.

Ky njoftim vjen teksa Rusia njoftoi se do të dërgonte trupat e saj në lindje të Ukrainës, pasi më 21 shkurt presidenti rus, Vladimir Putin, njohu si shtete të pavarura rajonet lindore ukrainase të Donjeskut dhe Luhanskut, që kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Moska.

Zelenskiy tha se ai ende po ndiqte rrugët diplomatike për ta zgjidhur krizën dhe mirëpriti vullnetin e shprehur nga Turqia që të marrë pjesë në takime multilaterale, por tha se Ukraina nuk do t’i dorëzojë asnjë copë territori Rusisë.

Sipas një raporti të Global Firepower, Ukraina ka 250,000 forca rezerviste, aq sa ka edhe Rusia.

Njoftimi i Putinit për njohjen e dy rajoneve separatiste ka rritur frikën se Rusia do ta pushojë Ukrainën.

Sipas Shteteve të Bashkuara, Rusia ka grumbulluar afër 190,000 trupa përgjatë kufijve të Ukrainës.

Më 22 shkurt, Dhoma e Lartë e Parlamentit rus ka miratuar kërkesën e presidentit Putin, që të përdorë forcën ushtarake jashtë Rusisë.

Për shkak të vendimit për të njohur dy rajonet separatiste, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Inceneratorët, PD: Korrupsioni i qeverisjes ka shkaktuar një dëm prej 430 milionë eurosh

Story i radhës

Tri enigma që do t’ju shqetësojnë mirë! Duken të thjeshta, por përgjigjet do t’ju habisin!

Të fundit nga