​Zelenskiy në Uashington, kërkon ndihmë më të madhe kundër sulmit rus

Presidenti Joe Biden priti të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë udhëheqësin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, të cilin e garantoi sërish për mbështetjen e Uashingtonit mes sulmeve të vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës. “Para së gjithash ju falënderoj, është një nder i madh të jem këtu”, i tha Zelenskiy presidentit amerikan gjatë takimit në Zyrën Ovale.

Presidenti ukrainas, i cili tha se kishte dashur të vinte në Shtetet e Bashkuara më herët, falënderoi presidentin Biden, Kongresin dhe amerikanët e zakonshëm për mbështetjen e dhënë ndaj vendit të tij. Gjatë takimit Zelenskiy i dha zotit Biden, një medalje për merita ushtarake, ofruar nga një ushtarak ukrainas. Biden premtoi t’i jepte në këmbim ushtarakut ukrainas, një medalje nga një prej fushëbetejave ku janë përfshirë trupat amerikane, Iraku, ku ka luftuar edhe djali i tij Beau Biden. “Ti je njeriu i vitit”, i tha Presidenti Biden, Zelenskit, duke iu referuar vendimit të revistës “Time” për ta vendosur atë në kopertinë.

Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin po përshkallëzon sulmet ndaj civilëve dhe po përpiqet të përdorë dimrin si armë. Zelenskiy tha se do të zhvillonte bisedime me zotin Biden për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Kievit kundër sulmeve shkatërruese të Rusisë.

Në konferencën për media, i pyetur për perspektivat për paqe me Rusinë, Zelensky thotë se pushtuesit tashmë janë përgjegjës për kaq shumë vuajtje. “Nuk mund të ketë paqe të drejtë në luftën që na është imponuar”, thotë ai.

Ai thotë se nuk mund t’i thërrasë rusët me emrat që do të preferonte të përdorte, sepse është në një mjedis kaq formal, por thotë se ata janë “çnjerëzor”.

Biden shton se të dy udhëheqësit “ndajnë saktësisht të njëjtin vizion”, që është një Ukrainë e lirë, e pavarur dhe e begatë.

“Ne të dy duam që kjo luftë të përfundojë,” thotë ai, duke shtuar: “Mund të përfundojë sot nëse Putini do të kishte ndonjë dinjitet fare dhe thjesht do të thoshte “largohuni”.

Ai thotë se bisedimet e sotme ishin për luftën dhe se kur Zelensky të jetë i përgatitur për të kërkuar paqen me Rusinë, ai do ta bëjë këtë nga një pozicion i forcës në fushën e betejës.

Biden ka thënë se “e gjithë politika është personale”, siç është cituar shpesh të ketë thënë në të kaluarën. Ai thotë se nuk ka asgjë më të fuqishme sesa të shohësh një aleat në sy dhe të bësh një bisedë të sinqertë.

Duke folur për Zelenskyn, ai thotë se duke vepruar kështu e ka bërë të qartë “kush është ky djalë – ai do të bënte gjithçka për vendin e tij”. “Ju nuk do të jeni kurrë vetëm”, shtoi presidenti amerikan.

Presidenti amerikan ka shtuar se SHBA dhe Ukraina janë të bashkuara për të siguruar që Rusia të mos ketë sukses.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Flet babai i foshnjës që përfundoi në rrobalarëse: Mjekët ishin neglizhentë

Story i radhës

Fifi deklaron në Festivalin e RTSh-së: Jam në pritje të një fëmije, kam kënduar vet e dyta

Të fundit nga