Zelanda e Re, policet mund ta veshin edhe hixhabin me uniformën zyrtare

Policia në Zelandën e Re ka përfshirë hixhabin në uniformën zyrtare të policisë për të inkurajuar gratë myslimane t’iu bashkohen uniformave të kaltra.

Policia e re, Zeena Ali do të bëhet e para që do të veshë hixhabin si pjesë e një uniforme zyrtare policie.

Një zëdhënës i policisë së Zelandës së Re tha se qëllimi ishte që të ofronte një “shërbim gjithëpërfshirës” që pasqyronte komunitetet e ndryshme në këtë vend, raporton nzherald.

Policia në Londër po ofron gjithashtu mundësinë e veshjes së hixhabit si një shtesë në një uniformë policie, dhe kjo ka qenë e mundur në Skoci dhe Australi për vite me radhë.

Zelanda e Re ka diskutuar hixhabin për oficerët e policisë që nga viti 2018 pas vizitës në shkolla dhe tani një vendim zyrtar është marrë.

Ngjarja paraprake

Shuma e parave që i takon Shqipërisë pasi zuri vendin e parë në grup

Ngjarja e ardhëshme

‘1 mijë e 650 lekë, i mesmi deri në 10 mijë e 900 lekë’/ Qeveria miraton paketën e rimbursimit të barnave për të prekurit me COVID!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian