1
Shkup, 15 janar – Fjala publike ka peshë të veçantë aq më shumë kur thuhet nga personat që janë publik dhe mbajnë përgjegjësi publike. Studiot televizive nuk janë çajtore që të flitet për thashetheme apo të ngriten teza të bazuara në hipoteza. Skender Rexhepi Zejdi kryetar i partisë politike, Lëvizja Populli, në një emision televiziv ka deklaruar që SHBA-të kanë pasur informata që Mijallkov ka arritur të sigurojë tetë deputetë për ta bërë ndryshimin e emrit të shtetit. Përmes kësaj Zejdi po tenton të ngrit dilema për lirimin e Mijallkov, dhe po tregon që ky i fundit ka informacione që për çka janë të informuar SHBA-të. Nga këtu lindin dilemat tjera që Zejdi meqë ka kaq shumë informacione ku është burimi i tyre dhe a duhet të ftohet në bisedë informative? shkruan Zhurnal.
Zejd Rexhepi avullon situatën e Mijallkov përmes një deklarate në një emision televiziv –
Pasi ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi u fut në listën e zezë të SHBA-ve, i pyetur për këtë, Skender Rexhepi tha se nuk e shqetëson dhe se qëndron në një vijë me SHBA-të.
Ai vazhdoi tutje me deklarata që nuk përzihet në politikën që bëjnë SHBA-të, por më vonë e tradhtoi nënvetëdija dhe reflektoi një përzierje të thellë e spekulative. Ai guxoi tutje të deklarojë që personalisht ka rezerva ndaj politikave të SHBA-së gjatë përpilimit të listës së zezë.
E për ta dëshmuar përzierjen ishte pikërisht deklarata e tij si në vijim.
“Edhe SHBA-të kanë pasur informacion se për ndryshimin e emrit, 8 deputetë u siguruan nga Sasho Mijallkov”, tha Zejd Rexhepi në TV21.
Kush i tregoi Zejdit se për çfarë janë të informuar SHBA-të?
Zejd Rexhepi nga pozita e kryetarit të partisë në një emision televiziv nuk mund të tregojë e aq më pak të deklarojë muhabete të pabazuara në burime të sigurta. Sepse, kërkon guxim ose informim të saktë të deklarosh që SHBA-të paskan qenë të informuar për ndihmën e Mijallkovit për ndryshimin e emrit të shtetit.
Me këtë deklaratë të sipërpërmendur Zejdi krijon mjegull sepse e thotë pikërisht kur pyetet për listën e zezë.
Pra, a po ngrit Zejd Rexhepi dilema të një bashkëpunimi të mundshëm mes SHBA-ve dhe Sasho Mijallkov?
E dyta, përmes kësaj që ka thënë, a po ngrit dilema që lirimi i Mijallkovit ka qenë i koordinuar, me fjalë të tjera Mijallkov lirimin e ka si shpërblim ndaj punës që e paska kryer sipas Zejdit paska siguruar tetë deputetë për ta ndryshuar emrin e shteti.
Deklarata e plotë e Zejd Rexhpit është kjo:
“Do të thotë nëse i kthehesh ngjarjeve që kanë ndodhur, do të pyesësh çfarë roli ka pasur pikërisht ai Sasho Mijallkov në ndryshimin e emrit të Maqedonisë së Veriut. Këto informacione i kanë ditur edhe faktori ndërkombëtar, i kanë ditur edhe SHBA-të që 8 deputetë u siguruan nëpërmjet atij(Sasho Mijallkov). Tani kjo politik që e bëjnë SHBA-të unë nuk dua të përzihem fare, sepse personalisht kam rezerva ndaj përpilimit të listave të zezave. Edhe ato kanë hallet e veta, qeveria në kalim, qeveria që vjen”, tha Zejd Rexhepi në Daily Click.
A po frikësohet Zejdi nga lista e zezë apo ndoshta po tenton të amnistojë Grubin?
Nga deklarata e plotë e Zejd Rexhepit përpos që ngriten dilema të qarta për shkaqet e lirimit të Mijallkovit. Kuptohet edhe një gjë tjetër që ky i fundit nga pozita e kryetarit të një partie të sapoformuar guxon të shpreh publikisht rezervat e tij ndaj përpilimit të listës së zezë.
Harron që SHBA-të për këto emra që janë futur në këtë listë kanë bërë hulumtime të detajuara dhe kanë bazë të fortë. Emrat e listës së zezë nuk nxjerrën me short por janë si rezultat i një ekipi prej 11 ekspertësh të dërguar nga SHBA e që qëndruar me muaj të tërë në vendin tonë. Bënë punën e tyre ofruan bazën e nevojshme faktet e duhura që një person të shpallet non grata e të futet në listë të zezë.
Prandaj, duke u bazuar në atë që ka thënë Zejd Rexhepi ngrit dy çështje tjera, a po shpreh rezervat për listën e zezë sepse po frikësohet që vetë ai mund të përfundojë në po atë listë apo po tenton përmes kësaj të amnistojë futjen e Grubit në listë të zezë. Gjë që nuk e kanë bërë as vet partia e as lideri i tij. /Zhurnal.mk
BURIMI: zhurnal.mk