Zëdhënësja e KE: Palët të fokusohen te “5 qershori”, thelbësore për të ardhmen politike

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, ka reaguar pas miratimit sot në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Në Twitter, Pisonero shkruan se KE inkurajon të gjitha palët politike që të përqendrohen në zbatimin e reformave të nevojshme për Shqipërinë për të përparuar në rrugën e BE.

Ndërsa ndalet te marrëveshja e 5 qershorit, ajo thotë se arritja e reformave të parashikuara, do të prezantonte standarde më të larta integriteti dhe transparence në procesin zgjedhor, që i konsideron thelbësore për të ardhmen politike.

“Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të përqendrohen në zbatimin e reformave të nevojshme për Shqipërinë për të përparuar në rrugën e BE, përfshirë reformat e parashikuara në marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo do të prezantojë standarde më të larta integriteti dhe transparence në procesin zgjedhor, thelbësore për të ardhmen politike”, shkruan Zëdhënësja e KE.

Ngjarja paraprake

Ligji për parandalim dhe mbrojtje të diskriminimit hyri në procedurë kuvendore

Ngjarja e ardhëshme

Melania Trump flet për herë të parë: Do të qëndroj në shtëpi

të fundit nga