Zëdhënësi i ushtrisë së Mianmarit shpreh keqardhje për jetët e humbura në protesta

Zëdhënësi i ushtrisë së Mianmarit gjeneral brigade Zaw Min Htun në një konferencë për media tha se “ishin shtetas tanë ata që humbën jetën në dhunën që shpërtheu gjatë protestave”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke shprehur se i vinte keq për viktimat, Htun tha se edhe 9 trupa të sigurisë humbën jetën gjatë dhunës.

Në deklaratën nga AAPP, thuhet se të paktën 261 persona humbën jetën si rezultat i ndërhyrjes së armatosur të forcave të sigurisë në protestat kundër grushtit ushtarak dhe arrestimit të anëtarëve të zgjedhur të qeverisë në Mianmar.

Gjithashtu thuhet se 2.682 persona u arrestuan, u akuzuan ose u dënuan me burg gjatë protestave. Poashtu theksohet se forcat e sigurisë përdorën plumba të vërtetë në ngjarjet në fjalë.

Në televizion program lidhur me pretendimin e Suu Kyii për ryshfet

Në Mianmar, administrata ushtarake transmetoi në televizion dëshminë e ish-kryeministrit të Yangon-it, Phyo Min Thein, në lidhje me pretendimet se ish-ministrja e Jashtme e vendit dhe udhëheqësja “de facto” e vendit, Aung San Suu Kyii kishte marrë ryshfet.

Në dëshminë e tij, Thein deklaroi se ai e kishte vizituar Suu Kyii shumë herë dhe “i jepte para sa herë që i duheshin”.

Akuzimi i Suu Kyii për ryshfet

Suu Kyii e cila u arrestua si pjesë e grusht shtetit ushtarak në Mianmar, javën e kaluar në gjykatën ushtarake u akuzua për ryshfet.

Në seancën dëgjimore, Suu Kyii u akuzua për pranimin e ryshfetit 550 mijë dollarë nga një menaxher i kompanisë ndërtimore në vitin 2018.

Grusht shteti në Mianmar

Ushtria e Mianmarit pas pretendimeve nga grupet e afërta politike pranë saj për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.

Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit ndërsa më pas arrestoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.

Ndërkohë Turqia dënoi grushtin e shtetit, kritika dhe reagime të ndryshme erdhën edhe nga vende të ndryshme perëndimore.

Qytetarët e Mianmarit më 6 shkurt filluan protestat kundër grusht shtetit me kërkesën për kthimin në demokraci. Në ndërhyrjet e armatosura të forcave të sigurisë kanë humbur jetën mbi 250 protestues dhe vazhdon burgosja e mbi 2.000 personave të tjerë.

Në vend vazhdojnë protestat me pjesëmarrje të gjerë dhe gjykimet në gjykatat ushtarake për zyrtarët e nivelit të lartë nën arrest.



. .

Ngjarja paraprake

Refuzon 25 milion

Ngjarja e ardhëshme

Me këto tre veprime, zhdukni njëherë e mirë strijat nga trupi juaj

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian