Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë dënon sulmin në Nice të Francës

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj kishës Notre Dame të qytetit Nice të Francës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kalın në një postim në Twitter dënoi fuqishëm sulmin në Francë dhe i shprehu ngushëllime popullit francez.

“Dënoj sulmin e pabesë terrorist që ndodhi në kishën Notre-Dame në Nice. I shprehim ngushëllime popullit francez. Terrorizmi nuk ka fe, gjuhë, ngjyrë. Ne do të luftojmë me vendosmëri dhe solidaritet kundër të gjitha formave të terrorizmit dhe ekstremizmit”, shkroi ai.

Tre persona janë konfirmuar të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur në sulmin me thikë në qytetin francez Nice.



.. .

Ngjarja paraprake

Vendi që po e fiton betejën me COVID-19, tash e 200 ditë pa asnjë rast të ri

Ngjarja e ardhëshme

Stevie Nicks për muzikën, moshën dhe pavarësinë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian