Zëdhënësi i Metës i reagon ashpër Ramës: Respekto marrëveshjen e 5 qershorit Profet i Kokoshkave!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagon nëpërmjet zëdhënësit pas deklaratave të kryeministrit Rama ndaj kreut të shtetit.

Duke e konsideruar Profet të Kokoshkave, zëdhënësi Tedi Blushi kërkoi nga kryeministri që të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit.

Ai thotë se Rama i urren zgjedhjet dhe se Presidenti nuk e shpëton dot.

Sipas tij, shqiptarët po bëhen gati për të marrë pjesë në Referendumin më të madh në këto 30 vite.

Reagimi i plotë:

Për mirë opozitar se sa tradhtar, më mirë opozitar se sa kusar, më mirë opozitar se sa zuzar.

Profeti i Kokoshkave nuk ka faj që i ka hyrë tartakuti nga 25 prilli.

Profeti i Kokoshkave i urren zgjedhjet.

Profeti i Kokoshkave ka frikë nga zgjedhjet, edhe në parti.

Presidenti nuk e shpëton dot Profetin e Kokoshkave nga makthet dhe ankthet e tij, sigurisht as nga 25 prilli.

Shqiptarët po bëhen gati për të marrë pjesë në Referendumin më të madh në këto 30 vite kundër bandës, tiranisë dhe këtij Sekti, që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as nder, as familje, as Atdhe, as BE dhe as OSBE duke turpëruar edhe karrigen qyl në krye të saj.

ILIR META para se të jetë President dhe opozitar, në radhë të parë është SHQIPTAR.

Leri llogjet dhe respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit. Mbaje njëherë fjalën në jetën tënde se e ke edhe me shkrim dhe noterizim!

Ngjarja paraprake

Janë paralajmëruar 16 padi për objektet hotilerike, organizohen dasma, nuk respektohen protokollet dhe orari i punës

Ngjarja e ardhëshme

Sulme raketore në luftimet e ashpra në rajonin Nagorno-Karabak

të fundit nga