Zbulohet vendi ku dyshohet se Trump u infektua me koronavirus

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha për CNN se përhapja e koronavirusit midis zyrtarëve të lartë republikanë mund të ketë filluar në një tubim në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, ku u njoftua emërimi i Amy Coney Barrett, si gjykatëse pranë Gjykatës së Lartë.

Ceremonia e së shtunës së kaluar mblodhi së bashku zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe aleatë, anëtarë të kabinetit, republikanët dhe miqtë si dhe familjen e gjykatëses Barrett, e cila doli negativ më pas, por u zbulua se ishte infektuar me virusin në fillim të këtij viti së bashku me bashkëshortin.

Tubimi u mbajt jashtë, por
Barrett dhe të tjerët gjithashtu rrinin brenda në Shtëpinë e Bardhë.

Pjesëmarrësit, si jashtë ashtu edhe brenda, nuk kishin maska dhe nuk respektonin distancën fizike.

Shtatë persona që morën
pjesë në tubim, përfshirë presidentin Donald Trump, ishin pozitivë për virusin.

Kryetari i Universitetit të Notre Dame Fr. John Jenkins, i cili ishte gjithashtu i pranishëm dhe pozitiv, tha që pjesëmarrësit iu nënshtruan testimit të shpejtë të koronavirusit dhe u tha se mund të hiqnin maskat kur rezultatet e testit treguan se ishin negative. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

​Cila ishte doza e parë që Trump mori kundër infeksionit?

Ngjarja e ardhëshme

Greva në burgun e Peqinit/ Lista me 13 kërkesa, mes të dënuarve ka nga ata që kanë refuzuar ushqimin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian