Zbulohet se si do të duket Superliga e Evropës: 20 klube, dy grupe, miliona euro për pjesëmarrësit

Një draft prej 18 faqesh ka dalë në dritë ku përmban informacion në lidhje me strukturën se si do të duket Superligës Evropiane.

Gjashtë klube të Ligës Premier janë mesin e 15 anëtarëve themelues dhe të përhershëm, me Real Madridin, Manchester Unitedin, Liverpoolin dhe AC Milanin – të cilët do të kenë një vend të sigurt  – duke luajtur një rol të rëndësishëm në krijimin e turneut të ri.

Mediumi Times publikoi dokumentin, ku zbulohen emrat e gjashtë klubeve angleze që do të marrin pjesë, si Liverpool, Manchester City, Arsenal, Chelsea, Tottenham Hotspur dhe Manchester United.

Atyre do tu bashkohen me tre skuadra nga La Liga, tre nga Serie A, dy skuadra nga Gjermania dhe një klub francez.

Për të filluar garën, 15 klubet themeluese do të marrin nga 350 milionë euro.

Banka e investimeve JPMorgan Chase do të qëndrojë prapa financimit të garës dhe 15 klubet e lartpërmendura do të ndajnë fillimisht një grant fillestar prej 3.5 miliardë eurosh për të shpenzuar në fusha futbolli, ambiente trajnimi ose për të ekuilibruar librat e tyre pas krizës COVID-19.

Të drejtat e TV dhe të ardhurat nga sponsorizimi do të ndahen: 32.5 për qind e tyre do të shpërndahet për 15 themeluesit e ligës dhe 32.5 për qind të tjera që do të ndahen midis të gjitha 20 klubeve të Superligës.

Paratë do të shpërndahen në të njëjtën mënyrë si sistemi i bazuar në merita që e aplikon Liga Premier, varësisht nga vendi ku klubet përfundojnë në garë ose grup, në rast se nuk arrijnë fazën e nokautit.

Sipas The Times, Superliga do të përbëhet nga dy grupe me nga 10 dhjetë klube secili, të cilët do të luajnë si brenda ashtu edhe jashtë.

Katër kryesuesit e secilit grup do të përparojnë në çerekfinale të cilat, pastaj gjysmëfinale, ku do të zhvillohen nga dy ndeshje.

Ndeshjet do të zhvillohen në mesjavë për t’i dhënë klubeve mundësinë për të vazhduar garën në ligat e tyre të brendshme.

Të gjitha klubet do të kenë mundësi të fitojnë më shumë nga të drejtat televizive.

Ndërkohë, një rregull që pitet të vendoset është edhe ai që do të nënshkruhet nga 20 pjesëmarrësit, ku paratë e fituara, do të mund t’i investojnë deri 55 për qind të të ardhurave të tyre për paga dhe transferime.

Ky draft dhe takimi i fundit midis presidentit të Real Madridit, Florentino Perez dhe shefit të Shoqatës së Klubeve Evropiane, Andrea Agnelli, kanë alarmuar FIFA-n që lëshoi ​​një deklaratë duke paralajmëruar klubet që mendonin të merrnin pjesë në Superligë për pasoja të vështira.

Madje ata kërcënuan se çdo lojtarë apo klub që merr pjesë në këtë garë do të përjashtohen nga garat që i organizon FIFA.

Real Madrid pritet të jetë në ballë të krijimit të kësaj ligë të re pasi Perez ka njoftuar tashmë në asamblenë e anëtarëve të klubit.

Ngjarja paraprake

Përdorimi i Solucioneve Zbardhuese në Shtëpi – Pasojat Tek Mushkëritë

Ngjarja e ardhëshme

Istogu i rikthehet stërvitjeve

të fundit nga