Zbulohet pse dështoi transferimi i madh i Pogbas

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, ka zbuluar se Paul Pogba ka qenë afër rikthimit te Juventus këtë verë.

Transferimi ishte planifikuar shumë kohë më parë, dhe Romano ka treguar arsyen pse ka dështuar ky transferim.

“Nëse nuk do të ishte pandemia e koronavirusit, Paul Pogba do të ishte duke luajtur për Juventusin sot”, ka deklaruar Romano.

“Zonja e Vjetër ka qenë gati të dërgonte një ofertë të lartë për të, por shkaku i krizës financiare nuk ishte e mundshme të realizohet”.

Pogba ka munguar pjesën më të madhe të sezonit të kaluar për Manchester United, shkaku i lëndimit.

Ngjarja paraprake

Vendet që u përballën aq mirë me COVID-19, po vuajnë pa ardhur dimri

Ngjarja e ardhëshme

Rusia evakuon mijëra njerëz nga shpërthimi i municioneve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian