Zbulohet plani i Trump, pas daljes nga spitali donte të hiqte këmishën me këtë mbishkrim përfundi

Presidenti amerikan Donald Trump kishte ideuar një skenë që do të ishte bërë menjëherë virale dhe do të kishte pushtuar të gjithë televizionet e botës.

Për ta bërë më spektakolare daljen e tij nga spitali ushtarak Walter Reed, ai donte të vishte një fanellë me shkronjën “S” të Superman-it.

Këtë e ka bërë të ditur New York Times, duke cituar disa burime sipas së cilave presidenti donte të shfaqej para publikut fillimisht si i dobët me këmishë dhe kollare dhe më pas ta hapte këmishën dhe të tregonte fanellën e superheroit “si simbol force”.

Sipas së përditshmes amerikan, Trump ka folur për këtë ide me disa njerëz gjatë kohës që ka qenë në Walter Reed, por “në fund ka hequr dorë”.

Trump është larguar nga Walter Reed të hënën e kaluar dhe më pas ka publikuar një video ku ka minimizuar seriozitetin e koronavirus-it. “Mos kini frikë nga Covid-19”, ka thënë. “Do ta mundim. Kemi mjetet më të mira mjekësore dhe ilaçet më të mira”.

Të shtunën, në shfaqjen e tij të parë publike nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha: “Para së gjithash, ndihem shumë mirë”. Dhe shtoi: “Dua të falënderoj të gjithë ju për lutjet tuaja. E di që jeni lutur për mua kur isha në atë spital”.

Ngjarja paraprake

E pangopur, Alessandra Ambrosio sërish shfaqet

Ngjarja e ardhëshme

Gratë hezitojnë të kontrollohen për kancer të gjirit në pandemi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian